Jeta e Jennifer Lopez së shpejti në ekran

Jennifer Lopez, diva e muzikës pop, kohëve të fundit ka publikuar në rrjetin social “Instagram”, një trailer të shkurtër për dokumentarin e saj të ardhshëm në “Netflix”, “Halftime”.

E kuptueshme edhe nga titulli, është një shenjë për hyrjen e saj në të 50-at si dhe për shfaqjen e saj me Shakirën në “Super Bowl”.

Në këtë dokumentar pritet të eksplorohet jeta e artistes brenda dhe jashtë skene.

Një ditë para se të planifikohej publikimi i trailerit të plotë, Jennifer publikoi në Instagramin e saj disa pamje të shkurtra që tregojnë atë në skenën e “Super Bowl” dhe provat intensive.

Pjesa e parë do të gjurmojë dhe sjellë jetën personale të artistes, në të cilën do të përfshihet edhe lidhja me binjakët e saj 14-vjeçarë Max dhe Emme, punën e saj si dhe një kthim në fazat e hershme të karrierës së saj.

Ky dokumentar do të shfaqet fillimisht në mbrëmjen e hapjes së “Festivalit të Filmit Tribeca” më 8 qershor, për t’i lënë kështu radhën Netflix-it, më 14 qershor.