Jeta e Jennifer Lopez pas divorcit dhe refuzimet e roleve në filma

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony janë komentuar si një nga çiftet më të bukur të çdo kohe.
Ata kanë qëndruar së bashku për afërsisht një dekadë, madje, u bënë edhe prindër të dy fëmijëve.

 

Pas ndarjes, këngëtarja ishte thuajse e shkatërruar.
Së fundmi, në dokumentarin e saj të ri “Halftime”, Lopez pranon se sa e vështirë ishte të rifillonte jetën e saj pas divorcit.

“Kur fëmijët e mi ishin tre vjeç, unë u divorcova. Isha një nënë beqare me dy fëmijë të vegjël. Si artiste, humba pak nga kush isha duke u përpjekur të ndërtoja një jetë familjare perfektë”, u shpreh ajo.

 

Këngëtarja pranoi se e kishte ndjerë veten të zhvlerësuar edhe si aktore, edhe si person.

“Në moshën 42-vjeçare, nuk më thërrisnin për ndonjë rol në film dhe kur u ktheva në punë, ndjeva se nuk e dija më se ku qëndronte vlera ime”, u shpreh ajo.