
Jep dorëheqjen Kryeministrja Daneze
Pavarësisht se partitë e qendrës së majtë në Danimarkë kanë fituar shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme, Kryeministrja Mette Frederiksen zgjodhi të dorëhiqej.
Në fushatën e saj Frederiksen kishte theksuar nevojën për një koalicion të gjerë që të qeveriste vendin përtej ndarjes tradicionale të majtë apo të djathtë.
Edhe pse blloku i saj arriti të siguronte 90 vende në parlament të cilat mjaftonin për formimin e qeverisë së re, Mette Frederiksen argumentoi se uniteti është i nevojshë në një kohë pasigurie ndërkombëtare.
Analistët Politikë në Danimarkë gjykojnë se do të jetë e vështire që të mund të krijohet një koalicion mes të djathtëve dhe të majtëve.
Pas procesit zgjedhor, të gjitha partitë do të duhet të vizitojnë mbretëreshën për të vendosur se kush do të udhëheq bisedimet për koalicion.
Frederiksen ka thënë të mërkurën se nëse sërish i besohet asaj procesi i negociatave, atëherë ajo do të tentojë të formojë qeveri me bazë të gjerë.
*TiboNews