
Jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve
Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, Ervin Muça dha dorëheqjen nga detyra pas publikimit të databazave të pagave.
Skandali me listën e pagave të muajit janar dhe prill pasohet nga lista e radhës në formatin Exel që përmban të dhënat e automjeteve të regjistruara të 530 452 qytetarëve.
Në databazën që po qarkullon në rrjet listohen targat, numri i shasisë bashkë numrin e identifikimit dhe emrin e çdo pronari të automjeteve. Nuk dihet nëse lista e targave ka dalë nga i njëjti server i dy databazave të pagave të muajit janar dhe prill.
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje disa ekspertë të IT-së në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore për publikimin e dy databazave të pagave.