
Jennifer Lopez fejohet me Ben Affleck, për herë të dytë
Jennifer Lopez ka konfirmuar se është fejuar sërish me aktorin Ben Affleck, duke ndarë lajmin me të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj.
Këngëtarja, 52 vjeçe, postoi një video-mesazh ku tregoi unazën me gur jeshil dhe me sytë e përlotur duke u munduar t’i fshehë me duar. Në video dëgjohet duke thënë: Ti je perfekt!
OMG! I finally got the #onthejlo email! I am so FREAKING HAPPY for you @JLo !! So happy for Ben, you and your families! True LOVE & real LOVE does exist and you both found it in each other!! Thank you for sharing this very personal video with us all! LOVE YOU @BenAffleck @JLo pic.twitter.com/1xxBIC6qQp
— Becky 💍 (@JLoLover4Life) April 9, 2022
Fansat i kishin ngritur dyshimet tashmë se Ben 49 vjeç mund ta kishte propozuar Jennifer, pasi ajo u pa me unazën e madhe në gishtin e martesës javën e kaluar, teksa po bënte shooping me vajzën e saj Emme 14 vjeçe.
Këngëtarja nuk pranoi të fliste në atë kohë dhe kur e kuptoi se parapazët po e fotografonin u mundua të fshihte gurin me unazën.
Lajmi për fejesën e Bennifer vjen një vit pasi ata iu rikthyen marrëdhënies së tyre pas 17 vitesh të ndarë.
Dyshja u lidh në korrik të vitit 2002 dhe u fejuan në nëntor të atij viti. Planifikuan dasmën për në shtator të vitit 2003, e shtynë dhe më pas u ndanë në janar të vitit 2004.
Në muajin shkurt, Jennifer Lopez tha se marrëdhënia e tyre ishte ndryshe këtë herë: ‘Tani jemi më të rritur, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, tani kemi fëmijë dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra”.
*Tibo News