Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, sfidojnë thashethemet e divorcit

Ylli i muzikës, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë përsëri së bashku, duke hedhur poshtë spekulimet e fundit për një divorc të mundshëm.

Pas thashethemeve që flisnin për ndarjen e tyre dhe një krizë familjare, çifti u shfaq bashkë në një ngjarje të rëndësishme për fëmijët e tyre, përfshirë edhe vogëlushin Samuel dhe djalin e Benit, Fin.

Jennifer u pa duke mbajtur një tufë me luledielli, por sipas dëshmitarëve, kjo dhuratë ishte për Fin dhe jo një shenjë dashurie nga Ben. Gjatë gjithë ngjarjes, ata nuk u panë të përqafoheshin apo të shkëmbenin puthje, dhe erdhën në vendngjarje veçmas.

Pavarësisht kësaj, të dy vazhdojnë të mbajnë unazat e martesës, duke ngritur pyetje nëse do të arrijnë të kapërcejnë këtë krizë apo do të përfundojnë si ndarja e tyre e mëparshme në vitin 2004.