Jennifer Lawrence flet për skenat nudo në filmin e fundit

Publiku nuk do i mbulojë sytë kur Jennifer Lawrence të shfaqet në ekran në filmin e saj më të ri, No Hard Feeling.
Fituesja e Oscar, 32 vjeçe shfaqet në një moment të filmit duke hequr rrobat, pasi në film portretizon një grua që paguhet për të dalë me djalin e një çifti të pasur, një rol që luhet nga aktori Andrew Barth Feldman.

Në film ekziston një skenë ku personazhi i Lawrence, Maddie, shfaqet tërësisht nudo teksa ndodhet në plazh. Por edhe për aktorin Feldman 21 vjeç nuk ka qenë aspak e vështirë për të qenë pjesë e atyre skenave.

Në intervistën për Variety, Jennifer Lawrence tregon:

“Të gjithë në jetën time dhe ekipin tim po bëjnë gjënë e duhur, dhe ndërkohë po më thonë: ‘A je e sigurt? A je e sigurt? Je vërtetë e sigurt?”
Nuk kam pasur as një mendim të dytë për skenat. Ishte më tepër gazmore për mua.”

Skena e plazhit mori një ditë për t’u filmuar dhe aktorët kaluan “shumë prova” për të gjetur atë të duhurën.

“No Hard Feelings” është plot me xhirime të zhurmshme dhe humor eksplicit seksual.

Felman tregon gjithashtu: Çdo situatën në të cilën përfundojnë këto personazhe, në fakt të bëjnë për të qeshur. Por skenat dhe xhirimet janë tërësisht profesionale.

Aktorja e “Silver Linings Playbook” më pas tha: “Edhe kur vendosa bluzën time mbi kokë dhe hipa në motoçikletë, mendova thjesht që ndodhem në një mjedis ekskluzivisht steril dhe tejet profesional.

Komedia seksi debutoi në kinema më 23 qershor dhe fitoi 6.25 milionë dollarë në ditën e hapjes, sipas Box Office Mojo.

Ai u rendit i katërti dhe aktualisht ka një rezultat prej 88% të audiencës në Rotten Tomatoes.

Matthew Broderick, Laura Benanti, Natalie Morales, Scott MacArthur dhe Ebon Moss-Bachrach gjithashtu shfaqen në film.

Laërence foli më tej për “No Hard Feelings” kur u tregua e sinqertë me Cameron Diaz në numrin e fundit të revistës Intervieë.

Aktorja e “Charlie’s Angels”, 50 vjeçe, e ngacmoi Laërencen duke thënë se Lawrence kishte lindur për të luajtur në komedi të vështira me skena ‘hot’.

“Kjo mund të jetë pika juaj e fortë”, tha Diaz.

Lawrence gjithashtu vuri në dukje se ajo “ka dashur gjithmonë të bëjë filma komedi” dhe i është kërkuar disa herë në të kaluarën që të nënshkruajë kontrata.