Jennifer Aniston dhe sfidat e saj me pagjumësinë

Jennifer Aniston, së fundmi ka zbuluar se prej dekadash ka pasur probleme me gjumin prej vitesh.

Problemet e saj nisnin që me pagjumësinë e deri me ecjen në gjumë.

 

Ajo është shprehur për “People” se :

 

“Unë mendoj se filloi diku në të 30-at e mia ose edhe më herët, por ju thjesht nuk filloni të vini re efektet e mungesës së gjumit kur jemi më të rinj sepse jeni kaq të pathyeshëm. Filloi si diçka që unë thjesht do ta pranoja dhe pastaj krejt papritur kupton efektet e mungesës së gjumit dhe se si ndikon në ditën, punën, funksionin e mendjes dhe fizikun.”

 

Aktorja e ‘Friends’ ka treguar se ka pasur raste ku edhe ka ecur në gjumë.

 

“Më kanë zgjuar alarmet e shtëpisë që janë ndezur dhe nuk mendoj se e bëj më këtë. Kjo ishte kur isha super e privuar nga gjumi.”

 

Jennifer u shpreh se në fillimet e këtij problemi nuk kërkoi trajtim për problemet e gjumit, por në vitet e fundit kuptoi se kishte nevojë për ndihmë serioze.

 

“U bë diçka me të cilën unë me të vërtetë po luftoja. Dikur ishte gjëja e fundit në listë, por nuk mund t’i përmbahesh vërtet tre shtyllave të shëndetit të cilat janë dieta, ushtrimet dhe gjumi. Ti nuk mund të ushtrohesh dhe nuk mund të ushqehesh siç duhet nëse nuk je duke fjetur mirë.”

 

Tani aktorja e njohur i përmbahet një orari të caktuar gjumi çdo natë dhe e lë telefonin e saj jashtë dhomës së gjumit.