
Jenn dhe Ben zbulojnë tatuazhin me domethënie për Shën Valentin
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duhen aq shumë sa vendosin ta tregojnë edhe me bojë… në ditën e të dashuruarve.
Pasi u panë së bashku në Grammy dhe përpara se të fitonin miliona për një reklamë të përbashkët të Dunkin Donuts Super Boël Jennifer, 53 vjeç dhe Ben, 50 vjeç, dukeshin aq të dashuruar si kurrë më parë, sa shënuan 14 shkurtin e tyre të parë si çift.
Në një postim të shpërndarë nga këngëtarja e Love Don’t Cost A Thing, ajo tregoi tatuazhin që kishte bërë dhe ndërkohë shkruan: (Simbolin e infinitit- Gëzuar ditën e Shën Valentinit dashuria ime.
Edhe Ben kishte bërë një tatuazh, jo identik por me mesazh të njëjtë me inicialet J dhe B.
Në më shumë foto nga i njëjti postim, Jennifer dhe Ben u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin, me disa foto të bëra gjatë një dite pushimi me varkë dhe një tjetër ku dyshja shfaqen të përqafuar në tavolinë.
Vite më parë, çifti u fejua, por u ndanë në vitin 2004, përpara se të dy të martoheshin me njerëz të tjerë.
Në vitin 2021, ata u pajtuan përpara se të fillonin një romancë të stuhishme që çoi në fejesën e tyre të dytë në prill 2022 dhe në martesën e tyre tre muaj më vonë.
*Tibo News