
Jeff Bezos i propozon të dashurës brenda jahtit me vlerë marramendëse
Biznesmeni miliarder Jeff Bezos është fejuar me të dashurën e tij Lauren Sanchez.
Shefi i Amazon, 59 vjeç, dhe personaliteti i medias, 53 vjeçe u lidhën që prej vitit 2019, jo shumë kohë larg kur Bezos u nda nga gruaja e tij e parë Mackenzie Scott, 53, me të cilën qëndroi i martuar prej gati 24 vitesh.
Jeff aktualisht po shijon fejesën dhe diellin së bashku me festivalin e Filmit në Kanë, teksa mbrëmjet i kalojnë bashkë në jahtin me vlerë 500 milionë dollar, pikërisht aty ku bëri edhe propozimin.
Sipas mediave rozë, unaza për Lauren kushton miliona dollarë, me gurë diamanti dhe kur vjen puna tek Jeff Bezos të gjithë e besojmë se i ka mundësitë të blejë një unazë supër të shtrenjtë.
Ajo ka udhëtuar nëpër botë me Jeff dhe nuk ka qenë aspak e rezervuar mbi mënyrën se si ndihet me të fejuarin e saj.
Në një intervistë gjatë muajit janar me WSJ Magazine, ajo tha:
“Ai është shumë i lumtur, ai më frymëzon çdo ditë, ai më bën një person më të mirë çdo ditë. Ai është njeriu më i dashur që kam njohur”.