”Je pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

82 vjeçari Behar Musaku ka qëlluar vajzën e tij me çifte.

Para se te kryente aktin, sipas familjarëve 82 vjeçari i ka thënë vajzës: Pse bredh?! Je pa burrë, mos ik lart e poshtë!”

Mesa duket divorci i 40 vjeçares ishte kthyer në një pikë debatesh të herëpashershme mes babë e bijë.

Debate që çuan në ngjarjen e rëndë, ku Rudina Musaku është në spital në gjendje kritike, ndërsa i moshuari i ka dhënë fund jetës së tij. E pranishme gjatë sherrit mes tyre, ka qenë dhe gruaja e 82 vjeçarit.

Mësohet se Rudina punonte si kamariere në Tiranë, ndërsa fëmijët e saj, 16 dhe 17 vjeç, rrinë më shumë me ish-bashkëshortin e saj.