AlbanianEnglish

Java nis me rritje temperaturash dhe pa reshje, shih tabelën me parashikimin

Rajoni dhe Europa
Moti – E hënë, 15 Gusht 2022
—————————————————————
Europa Veriore dhe Qëndrore do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu më shira të pakët do të jetë pjesërisht Ballkani Verior. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit dhe Europa Lindore parashikohet të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Kosova
Moti – E hënë, 15 Gusht 2022
—————————————————————
E hëna sjell përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit duke bërë që Kosova të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave. Edhe pse herë pas here vranësirat do të bëhen më të dukshme ato nuk do të mund të sjellin reshje në vend.
Maqedonia e Veriut
Moti – E hënë, 15 Gusht 2022
—————————————————————
Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjellë dominim të motit të qëndrueshëm dhe në territorin e RMV përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që në RMV të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të dukshme këto në orët e pasdites.
Shqipëria
Moti – E hënë, 15 Gusht 2022
—————————————————————-
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar përgjatë gjithë 24 orëshit parashikohet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku në ultësira përendimore do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme, por nuk do të sjellin rreshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register