AlbanianEnglish

Java nis me reshje shiu, parashikimi si do luhaten temperaturat

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore.

Por pritet që në orët e mesditës dhe pasdites të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat Veriperëndimore.

Parashikohet që gjatë mbrëmjes dhe natës vranësirat të zhvillohen në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë mesatare me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

*Tibo News

You don't have permission to register