
Java nis me mot të paqëndrueshëm, si do të variojnë temperaturat
Sipas MeteoAlb: VIijon depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme në vendin tonë duke diktuar mot me vranësira dhe shira ku me të dukshme do të jenë ne zonat veri- veriperëndimore të Shqipërise. Orët e mesdites do te sjellin hëre pas here intervale të shkurtra me kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore duke lene me vranësira dhe shira të dobët te gjithe zonën malore. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.