Java e Modës në Londër, 5 mësime për adhuruesit e ‘street-style’

Java e Modës në Londër iku “pa prit’ – pa kujtuar” dhe ka filluar të ndikojë në stilet e përditshmërisë së adhuruesve të modës. Stilistët ripërpunuan një përzierje të artikujve klasikë britanikë (fustane me lule, funde të shkurtra dhe pallto), me kapëse (xhaketa lëkure, jakë e thurur dhe pantallona me xhepa) dhe ajo që binte më shumë në sy: të gjitha ‘të shtresëzuara’.

Por, duhet ta pranojmë që ishte një shfaqje e këndshme dhe mësimdhënëse, prandaj po rreshtojmë 5 mësimet e marra nga Javës e Modës në Londër.

 

‘Ngjeshni’ pallton në bel me një triko

Të veshësh një pulovër nuk është një zbulim i ri, por si thoni kur përdoret si një rrip për pallton? Vendosni rreth belit tuaj një pulovër shumëngjyrëshë dhe plotësoni pamjen tuaj ‘shumë-shtresorë’ siç na rekomandon edhe Java e Modës.

 

Stili ‘Pretty Tough’

Kombinimi i gabuar dhe zgjedhja e duhur, një fund apo fustan tyli dhe sipër një xhaketë lëkure. Këto dy stile të kundërta balancojnë njëri-tjetrin. Në fund të fundit, të kundërtat tërhiqen!

 

Dy pardesy, dyfish argëtim

Londinezët shpesh zgjedhin një pardesy dhe mushamatë e tyre për ditë të freskëta, por pse të duhet të ‘vuani’ zgjedhjen midis të dyjave? Vishini njërën mbi tjetrën për një qasje të papritur elegante dhe rezistente ndaj shiut. Me motin e paqëndrueshëm të Londrës (jo shumë ndryshe nga ai i Tiranës), është më mirë të jesh i përgatitur!

 

Korsetë dhe crop top-et më të bukura vishini gjatë ditës

Një korse ose crop top mund të vishen në çdo kohë dhe në çdo klimë, për sa kohë që është stiluar siç duhet. Vishni poshtë crop top-in më të bukur që e vishni nëpër festa dhe sipër një xhup të fryrë, kështu jeni gati për çdo sfidë të jetës.

 

Funde me pala mbi pantallona

Street-style të lejon kreativitetin dhe tani është koha e përkryer për të provuar pamjen e veshjes së një fundi me pala mbi pantallona ndërsa presim me durim ardhjen e pranverës. Një këpucë e sheshtë dhe serioze kamoshi është një shtesë e këndshme për pamjen që u jep ‘pushim’ çizmeve dimërore.