Java e Fundit Kulturore, surpriza me Jericho-n

Prej muajit prill kemi pasur mundësinë e përjavshme për të ndjekur kultura të shteteve të ndryshme nga e gjithë bota, ku përmbyllëse ishte java e kulturës së Kosovës e Shqipërisë.

Gjatë gjithë muajve ka pasur numër të madh aktivitetesh duke përfshirë fusha të ndryshme artistike, si letërsi, filma, muzikë, balet e sërë të tjera.

Ky projekt nuk mund të mbyllej më mirë se me javën kombëtare ku radha e pasqyrimit të kulturës i vjen Kosovës e Shqipërisë, e cila njëkohësisht vjen me simbolikë.

Pjesë e Javës Kombëtare ishte koncerti i grupit të mirënjohur “JERICHO”, grupi rock i formuar në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.

Për Tibo News u përgjigjën Anxhela Lepuri, e cila ndau detaje nga projekti JKN dhe Petrit Çarkaxhiu që u ndal te projektet e tij solo dhe te ato të Jericho-s.