Japonia: Mbështetja e G7 për Ukrainën s’do të lëkundet

Mbështetja e G7 për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë nuk do të ndikohet nga intensifikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, tha ministrja e Jashtme e Japonisë, Yoko Kamikaëa të martën ndërsa ministrat e jashtëm të grupit përgatiteshin të zhvillonin bisedime virtuale me Kievin gjatë një takimi në Tokio.

Grupi i Shtatë vendeve të pasura (G7) – Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara – si dhe Bashkimi Evropian do të takohen në Tokio më 7-8 nëntor për të diskutuar çështjet përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe konfliktin që ka shpërthyer nw Lindjen e Mesme.