
Japonia, Britania dhe Italia bëhen bashkë
Ndërtimi i një gjenerate të re aeroplanësh ushtarakë ka bërë bashkë Italinë, Japoninë dhe Britaninë në një nisëm e cila synon të forcojë sigurinë ndërkombëtare në të ardhmen.
Synimi kryesor i bashkimit të tri vendeve me njëri-tjetrin është ndërtimi i avionëve të shpejtë, të fshehtë me inteligjencë artificiale të fuqishme dhe aftësi ndaj luftës kibernetike.
Firmat kryesore në ndërtimin e këtyre aeroplanëve do të jenë BAE Systems në Britani, Mitsubishi Heavy Industries nga Japonia dhe kompania Leonardo e Italisë.
Ky bashkim forcash do të ndihmojë edhe në ndarjen e kostove të projektit që ka një kosto prej miliarda dollarësh.
Kryeministri Britanik Rishi Sunak është shprehur se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime për të tri vendet jo vetëm në aspektin e sigurisë por edhe ne atë ekonomikë pasi do te gjenerohen vende të reja pune për mijëra persona.
Vende të tjera kanë mundësinë ti bashkohen kësaj nisme e cila synon të prodhojë modelet më të sofistikuara të avionëve luftarak deri në vitin 2035.
Nga ana tjetër Spanja, Franca dhe Gjermania po ndjekin planin e tyre për sa i përket prodhimit të mjeteve ushtarake.
*TiboNews