Japoni, shpërthimi vullkanik “krijon” një ishull të ri në Paqësor

Një ishull i vogël u shfaq pas një sërë shpërthimesh vullkanike nënujore që filluan në tetor pranë ishullit japonez të Iwoto, 1200 kilometra në jug të Tokios.Shkencëtarët japonezë kanë konfirmuar se shpërthimet freatomagmatike, një lloj shpërthimi që rezulton nga ndërveprimi i magmës me ujin, ndodhën rreth një kilometër larg nga Iguto, duke formuar një ishull rreth 100 metra në diametër.Retë tymi dhe hiri mbi 50 metra të larta ngriheshin çdo pak minuta gjatë shpërthimeve.

Gjithashtu, gurë të mëdhenj u hodhën në ajër dhe shtuf lundronte në det.Iwoto njihej më parë si Iwo Jima, por u riemërua nga autoritetet japoneze në vitin 2007. Ishte skena e një prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore midis japonezëve dhe amerikanëve. Është një nga 111 vullkanet aktive të Japonisë, i vendosur pranë një ishulli tjetër të ri që u formua pas një shpërthimi në 2021.