
‘Jam pa fjalë…’ Bill Clinton tregon bisedën me Hillaryn për Shqipërinë
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ndodhet në Tiranë, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Pas ceremonisë së pritjes, në mënyrë të denjë për të, Bill Clinton tha se kishte mbetur pa fjalë mbi mënyrën e pritjes, ndërsa u shpreh falënderues dhe se do e ruante këtë moment gjithë jetën “si një thesar.
Gjimonë kam dashur ta vizitoj Shqipërinë, tha ai ndërsa tregoi se e ka pyetur shpesh bashkëshorten Hillary,për Shqipërinë pasi ka qenë më parë këtu.
I zhveshur nga kostumi i presidentit tashmë prej vitesh, Clinton theksoi dhe siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara për lirinë dhe për integritetin e Shqipërisë.
Një pjesë nga deklarata e Bill Clinton:
“Jam vërtetë pa fjalë. Dua t’ iu falënderoj të gjithëve për këtë moment që do e ruaj si thesar gjithë jetën time. Janë bërë më shumë se 10 vite që kur gruaja ime erdhi këtu si sekretare amerikane e shtetit. Gjithmonë e pyesja si po ndihesh sepse gjithmonë doja që të vija edhe vetë. E ndjej se edhe pse jam një qytetar pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë në emër të popullit amerikan. Ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën dhe integritetin e Shqipërisë”.