
“Jam e fiksuar pas të dashurit që kam tani”
Këngëtarja e njohur Adele ka treguar se ëndrra e saj tashmë është që të jetë shtëpiake, teksa po planifikon martesën dhe fëmijët me të dashurin aktual Rich Paul.
34 vjeçarja në një intervistë të fundit tha se pas koncertit në Las Vegas, do të mbyllet në shtëpi dhe vëmendja do të jetë vetëm tek martesa dhe fëmijët që dëshiron të ketë me të dashurin e saj sportist, 40 vjeçar.
Në raport me të dashurin Rich Paul, Adele tha se ndihet më e lumtur se kurrë më parë.
‘Nuk kam qenë kurrë kaq e dashuruar dhe në këtë mënyrë. Unë jam e fiksuar pas tij. Sigurisht që dua shumë fëmijë me të.’
Adele dhe Rich u takuan për herë të parë në një festë disa vite më parë dhe e bënë publike lidhjen e tyre në verën e vitit 2021.
Muzikantja ka qenë e martuar me sipërmarrësin Simon Konecki, me të cilin ka një djalë nëntë vjeç me emrin Angelo.
*Tibo News