
Jahti përplaset në Porto Cervo, 1 viktimë e 6 të plagosur
Një jaht 21-metërsh, në të cilin ndodheshin 7 persona, u përplas me një shkëmb dhe përfundoi gjysmë i zhytur. Bilanci është 1 i vdekur dhe 6 të plagosur, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Viktima është një 60-vjeçar me kombësi britanike, që dyshohet të jetë pronari i varkës. Ai u gjet i gjallë, por pa ndjenja nga njerëzit e rojës bregdetare të Olbias dhe Porto Cervo. Megjithatë, ai vdiq menjëherë pas shpëtimit.
6 të plagosurit e tjerë u zbarkuan në Porto Cervo dhe u ndihmuan në vend nga 118 mjekët e Arzaçenës dhe Porto Cervos. Dy janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital me kod të kuq.
*TiboNews