
Ja ushqimet që shtojnë ndjesinë e urisë
Kryesisht konsumimi i ushqimeve ka si “detyrë” të krijojë ndjesinë e ngopjes dhe të reduktojë atë të urisë.
Megjithatë, ka disa ushqime që njihen për të kundërtën e asaj që thamë në fjalinë paraardhëse.
Kjo vjen për shkak se ushqime për të cilat ju folëm në fillim janë të pasura me yndyrë, fibra dhe proteina, të cilat shkaktojnë ndjesinë e ngopjes, ndërsa nga ana tjetër, kemi ushqimet që nuk i përmbajnë këto elementë dhe për këtë arsye gjasat janë që të shkaktojnë më shpejtë urinë.
Këto janë tre nga ushqimet që ju hapin oreksin.
- Qumështi pa yndyrë
Produktet me më pak kalori, janë më pak ngopëse, për shkak të mungesës së yndyrës.
Ato ngadalësojnë zbërthimin e sheqerit që gjendet natyrshëm në qumësht dhe ne kemi uri pothuajse menjëherë pas konsumimit.
- E bardha e vezës
Pavarësisht se janë burim i shkëlqyer i proteinave, ato janë shumë të ulëta në kalori dhe nuk përmbajnë yndyrë.
Fill pas konsumimit të tyre, ndjenja e urisë rritet.
- Buka me shumë kokrra
Kjo bukë është e pasur me fibra por edhe më e përpunuar se bukët e tjera integrale.
Ndër të tjera ka pak yndyrë dhe proteina, kjo është arsyeja që përveçse nuk na ngop, na hap oreksin.