AlbanianEnglish

Ja si të tregoni vetëbesim nëpërmjet gjuhës së trupit

Nëse mendoni se gjuha e trupit nuk është e rëndësishme në prezantimin e vetes, e keni gabim.

Shpesh njerëzit arrijnë t’ju dallojnë ju vetëm nga mënyra se si qëndroni.

Ja disa nga detajet që duhet të keni kujdes në mënyrë që mos t’ju lexohen pasiguritë, por të tregoheni plot vetëbesim.

 

  • Tregoni kujdes me shprehitë e fytyrës

Vetullat e rrudhura, dhëmbët e shtrënguar dhe koka e ulur janë disa nga shenjat e njerëzve që nuk kanë besim te vetja.

Nëse nuk doni ta shfaqni sikletin, bëni mirë që të kontrolloni shprehitë e fytyrës.

Merrni frymë thellë, kështu do të qetësoheni dhe do ta keni më të lehtë të menaxhoni një situatë stresuese.

 

  • Qëndroni drejt

Njerëzit që kanë mungesë vetëbesimi, priren të qëndrojnë me supet e përkulura dhe pak shtrembër. Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, njerëzit qëndrojnë shtrembër sepse në mënyrë të pavetëdijshme duan të jenë të padukshëm.

Qëndrimi drejt u komunikon të tjerëve qëndrueshmëri dhe vetëbesim.

 

  • Qëndroni të qeshur

Buzëqeshja ka fuqi ndaj mos e nënvlerësoni.

Përpos faktit që dukeni më tërheqës, transmeton vetëbesim.

Ndodh që duke i buzëqeshur dikujt, gjasat janë të larta që edhe ai/ajo t’jua kthejë.

Pra, duke parë dikë të buzëqeshur, zvogëloni ankthin dhe e keni më të lehtë të kontrolloni emocionet.

 

  • Mbani kontakt me sy

Kontakti me sy është një ndër tiparet kryesore të njerëzve me vetëbesim të lartë.

Dikush që largon shikimin diku gjetkë tregon jo vetëm mungesë interesi, por edhe paqëndrueshmëri.

 

  • Lini gjurmë

Ndonjëherë, disa shenja të padukshme lënë më shumë gjurmë.

Ekspertët e gjuhës së trupit shtojnë edhe se një ndër faktorët kryesorë të tërheqjes është parfumi.

Vanilja përshembull nuk do t’ju zhgënjejnë kurrë.

 

Më e rëndësishmja, më tepër se gjithçka tjetër, ka rëndësi mënyra se si e shihni ju veten

You don't have permission to register