Ja si të shpëtosh nga alergjitë e stinës

Pranvera ka shumë gjëra për t’i dashur, lulëzim bimësh, diell që shkëlqen, pra pikërisht koha kur ju ndryshoni gardërobën duke larguar veshjet e rënda e të trasha të dimrit.

Nëse jeni një nga njerëzit që vuajnë nga alergjitë sezonale, atëherë jeni gati për javë të tëra me rrjedhje hundësh, sy të përlotur dhe shumë teshtitje.

Më poshtë janë renditur disa ushqime që nuk duhet të mungojnë në dietën pranverore.

 

  • Frutat dhe perimet e stinës

Kontributi që jep konsumi i frutave dhe perimeve është më i rëndësishmi në rastin e alergjive.

Vitamina C në pranverë është një ndihmë e shkëlqyer në forcimin e trupit kur vihemi në provë nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Atë mund ta gjeni te pjepri, mango, mjedra, boronica, rrushi dhe ananasi,

 

  • Çaji jeshil

Falë përmbajtjes së kuercetinës dhe katekinës, ose flavonoideve që kundërshtojnë fillimin e inflamacionit, kjo pije e jashtëzakonshme redukton ndikimin e histaminës, substancës së përfshirë në shumë përgjigje qelizore, si reaksionet inflamatore dhe sekretimin gastrik.

Quercetin, një anti-inflamator i fuqishëm, gjendet në disa ushqime si qepa e kuqe, lakra dhe domatet organike.

 

  • Uthull molle

Uthulla e mollës përdorët gjerësisht pasi ka efekte të ndryshme, megjithatë ajo konsiderohet veçanërisht efektive kundër alergjive sezonale. Në fakt aftësia e saj për të reduktuar prodhimin e mukusit dhe për të pastruar sistemin limfatik e bën sulmin alergjik më pak akut dhe shmang ndjesinë e vazhdueshme të hundës së bllokuar.

Një lugë çaji uthull molle në një gotë me ujë ,tri herë në ditë, është ajo që ju duhet.