Ja si të pakësoni tensionin në jetën tuaj

Tensioni përgjithësisht shprehet në trup si tendosje ose mpirje e muskujve, ndaj mund të jetë i dhimbshëm për shumë persona. Muskujt më të tendosur mund të japin siklet kur preken ose ndihen si dhimbje kronike në trup.

Arsyeja pse shkaktohet është përgjithësisht e lidhur me një eksperiencë emocionale ose fizike që sjell si pasojë tension.

Ja disa mënyra sesi mund ta ndihmosh veten tënde:

Mënyra më efektive për të larguar tensionin nga muskujt është praktika e “Relaksimit Progresiv të Muskujve” (PMR), sipas specialistëve. Për ta realizuar mund të gjesh video online ose të ndjekësh këta hapa.

Gjej një pozicion të rehatshëm, nëse mundesh shtrirë në kurriz dhe ndiq hapat:

Fokusohu si fillim te këmbët e tua dhe kontrakto çdo muskul me sa më shumë forcë të mundesh.

Mbaje këtë gjendje për disa sekonda dhe çlirohu.

Fokusohu në pjesën e sipërme të trupit dhe përsërit të njëjtin proces nga koka te këmbët.

Bëj yoga për të hequr tensionin nga muskujt. Yoga është një nga mënyrat më efektive për shëndet më të mirë fizik dhe emocional.

Mund të heqësh tensionin me terapi ngrohjeje, e cila nxit qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin.

Për të çliruar veten nga dhimbjet mund të përdorësh gjithashtu terapi ftohjeje.