Ja si të gjejmë motivimin, pasi e kemi humbur

Për arsye të ndryshme, ndodh të gjejmë veten të pamotivuar.

Pesimizmi është një prej faktorëve që ju shoqëron gjatë kësaj kohe dhe njëkohësisht ndikon negativisht në shëndetin tuaj.

Ajo që duhet të bëjmë në të tilla momente nuk është përforcimi i pesimizmit, por gjetja e mënyrave që të risjell motivimin e mëparshëm.

Më poshtë keni disa nga pikat që mund t’ju ndihmojnë.

 

  • Kërkoni “karburantin motivues”

Është karburanti që të vë në lëvizje.

Pyet veten se cilat janë aktivitetet që mund të bësh së afërmi dhe që mund të bëjnë të ngrihesh dhe të motivohesh.

Mund të shohësh një film motivues, mund të jetë një shëtitje, leximi i një libri motivues, që s’e ke lexuar prej vitesh, puna në kopsht, apo piktura.

Listoni gjithçka që keni për të bërë.

Pasi të keni shkruar çfarë keni për të bërë vendosni përbri tyre numra, duke filluar nga ato që kanë më shumë rëndësi e deri tek ato të fundit, të cilat mund të lihen edhe për ditën tjetër të punës.

 

  •  Ndani realen nga jorealja

Hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm për të qenë sa më pozitiv është që të ngrini një mur të lartë dhe të mos i pranoni më mendimet negative në kokën tuaj.

Sa më shumë që ju t’i mendoni ato, aq më shumë fuqi i jepni atyre.

Shumica e mendimeve tona negative janë thjesht mendime dhe jo fakte, prandaj mundohuni që të përqendroheni vetëm në ato që janë fakte reale dhe jo tek ato që nuk ekzistojnë.

 

  • Përcaktoni gjërat pozitive

Pasi ju të keni kaluar hapin e parë, duhet të përqendroheni në përcaktimin e gjërave pozitive që ju rrethojnë.

Ajo që ju duhet të bëni fillimisht është që të përqendroheni vetëm tek gjërat pozitive, duke u munduar kështu edhe që të riorientoni mendimet tuaja drejt pozitivitetit.

Edhe në ditët më të zymta, mendoni dhe gjeni sikur edhe një gjë të vogël që të ketë qenë pozitive dhe do ta shikoni që çdo gjë do të bëhet më e lehtë për t’u përballuar.

 

  • Kultivoni ndjenjën e mirënjohjes

Sipas një studimi të kryer në universitetin e Kalifornisë, u zbulua se të gjithë njerëzit që mundoheshin të kultivonin dhe të rrisnin ndjenjën e mirënjohjes tek vetja e tyre, ishin gjatë gjithë kohës me humor të mirë, energji pozitive dhe përjetonin më pak ankth se njerëzit që nuk ishin “miq” të kësaj ndjesie.