Ja si ta kuptoni nëse po ju përgjohet telefoni

Telefoni ynë është gjithmonë pranë nesh, por pavarësisht kësaj ne shpesh mund të kemi dyshime për përgjimet që mund të ndodhin.

Më poshtë keni disa nga shenjat që ju ndihmojnë të arrini në një përfundim për sa i përket pyetjeve tuaja.

 

  • Rritja e përdorimit të dhënave

Disa prej programeve përgjuese më pak të besueshme përdorin të dhëna shtesë të marra nga telefoni juaj.

Besoj e keni vënë re kur në pas një diskutimi me dikë afër jush, në Google ju shfaqet pikërisht ajo që biseduat.

 

  • Telefoni kyçet vetë

A ju mbyllet shpesh telefoni vetvetiu?

A ju ndodh kjo dhe kur bateria është e mbushur 100 %?

Epo disa përgjime dihet që e shkaktojnë një gjë të tillë.

 

  • Bateria e celularit është “e lodhur” gjithë kohës

Disa programe përgjimi mund ta konsumojnë shumë baterinë tuaj.

Me gjasë do të shihni ndonjë ndryshim të papritur në baterinë e celularit tuaj dhe do e keni më të nevojshme ta karikoni atë më shpesh.

Me kalimin e kohës, bateria e telefonit tuaj celular nuk do të ketë të njëjtin kapacitet, pra ju duhet të vini re me kujdes nëse telefoni juaj ka ndryshim drastik që të dyshoni se ju po përgjohet.

 

  • “Sjellje” e çuditshme e telefonit

Nëse telefoni juaj ndizet papritur, kur nuk është në përdorim, bën sinjale apo mbyllet vetë pa e komanduar ju dhe nëse këto “sjellje”  ndodhin shpesh, atëherë mund të jeni duke marrë sinjale se po përgjoheni.

 

  • Zhurmë në sfond

Zhurma në sfond bëhet edhe nga linja e keqe, por kur kjo bëhet e shpeshtë kemi të bëjmë me një shenjë përgjimi.

Nëse një gjë e tillë ndodh shpesh, atëherë kjo është një shenjë përgjimi.

Disa programe përgjimi mund të shkaktojnë zhurmë në sfond pasi ata hyjnë në telefonin tuaj dhe tjetri dëgjohet sikur është në një konferencë.

 

  • Mesazhe të çuditshme në celularin tuaj

A merrni shpesh mesazhe me një tekst të çuditshëm që përmbajnë numra të rastit, simbole apo germa?

Disa programe përgjimi dërgojnë mesazhe me tekst, duke nënkuptuar kode sekrete në telefonin tuaj.

Nëse kjo ndodh rregullisht, duhet të kuptoni se ju po përgjoheni.