
Ja pse Parisi është gjithmonë një bast i sigurt
Kryeqyteti francez, Parisi, është gjithmonë një bast i sigurt, në çdo kohë.
Arsyeja për këtë është e thjeshtë, i mrekullueshëm në çdo stinë dhe plot mundësi.
Gjatë pranverës dhe verës së nxehtë, me rrugët e gjelbëruara, qytetin e gumëzhijnë turistët.
Rradha për të vizituar pikat kyçe turistike është e shpeshtë dhe e gjatë, sidomos në këtë përiudhë.
Ndërkohë në vjeshtë, ku duket sikur ka një zymtësi, është krejt e kundërta.
Ditët e zymta të verës dhe dimrit bëhen romantike në rrugët e Parisit.
Aktivitetet në Paris
- Ec
Pavarësisht se transporti publik në Francë njihet për sistem ekselent, nëse koha të premton, bëjini ecjet në këmbë për eksperienca të reja.
Atmosfera në këtë qytet do jetë relaksi që kërkoni nga një pushim.
Në brigjet e Senës do të kesh mundësinë të shikosh si i kalojnë parizienët orët pas punës.
- Vizito muzeun më fantastik në botë
Të shkosh në Paris dhe të mos vizitosh Luvrin është thuajse e kotë, pavarësisht se për ta vizituar do të të duhet të presësh për një kohë të gjatë rradhën e turistëve.
- Kulla Eiffel
Kulla Eiffel njihet si simbol i Parisit dhe si i tillë nuk mund të lihet mënjanë në listën e vendeve për tu parë.
Ngjitja në kullë nuk është domosdoshmëri, por nëse zgjidhni ta bëni, të jeni të sigurt që do t’ju serviret është e mrekullueshme.
- Çfarë mund të hash?
Përsa i përket kulinarisë, Parisi është një nga vendet dalluese.
Për të gjetur restorantin e duhur, qëndroni larg atraksioneve të mëdha.
- Çokollata më e mirë në botë
- Kryeveprat të brumit
- Fallafel
- Macaroons