
Ja pse nuk duhet të shkoni në shtrat pa një limon
Limoni përveç vitaminave të bollshme dhe shijes freskuese ka edhe një efekt qetësues i cili mund të luftojë pagjumësinë. Është vërtetuar gjerësisht se aroma e limonit është qetësuese, dhe si e tillë mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë dhe të flini më mirë.
Sipas ekspertëve, vaji esencial i limonit është përdorur prej shekujsh dhe vlerësohet me përfitime të tilla si rritja e përqendrimit, ulja e niveleve të stresit dhe një efekt qetësues në sistemin e frymëmarrjes.Prandaj, nëse keni probleme për të fjetur, gjithçka që duhet të bëni është të prisni një limon dhe ta vendosni në komodinën tuaj. Aroma e saj e butë do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të bini në gjumë.