Ja pse kopsat e këmishave të grave dhe burrave janë në anë të kundërta

Të gjithë ne e kemi vënë re se këmishat e vajzave dhe djemve, përveç ndryshimit në modele, kanë edhe një ndryshim në mënyrën si vendosen kopsat.

Aktualisht këmishat për gra i kanë kopsat në anën e majtë ndërsa për burra janë në anë të djathtë.

 

 

Po si lindi e gjitha kjo?

Në fakt kjo ka një shpjegim historik, i cili fillon që në shekullin e 13-të, në kohën kur u zbuluan kopsat ku dhe si të tilla ishin të shtrenjta.

Në atë periudhë kohore vetëm burrat vishnin këmisha dhe duke qenë se shumica ishin djathtas, u vendos që të vendoseshin kopsat në anën e djathtë për t’i bërë më të lehta në përdorim.

Nga ana tjetër, këmishat e grave, visheshin vetëm nga aristokratet.

Si të tilla ato kishin shërbëtore, të cilat i ndihmonin me shërbime të ndryshme, siç ishin veshja, larja, parukeria.

Për të bërë më të lehtë vendosjen e kopsave të këmishës për një shërbëtore që rri përballë gruas aristokratë, u vendosen kopsat në anën e majtë.