
Ja për sa mund të bëhet i juaji iPhone 14 Pro Max
Një nga faqet më të njohura, “Anthony” ka sjellë disa informacione të rëndësishme për sa i përket versionit të ri të iPhone.
Në faqe u publikuan “të dhënat” e smartphon-it, ku në të përfshihej edhe çmimi.
Në listën e telefonave që u publikuan ishin modelet Apple iPhone 14, iPhone 14 Plus/Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, për to tregoheshin specifikimet kryesore dhe çmimet e mundshme për gjithsecilin.
Sipas këtyre postimeve theksohet se iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus, çmimet do të jenë përkatësisht 779 euro dhe 879 euro, kurse iPhone 14 Pro do të kushtojë 1042 euro.
Më i shtrenjti i këtyre versione do të jetë iPhone 14 Pro Max, çmimi i të cilit do të jetë 1167 euro.
Nëse këto publikime rezultojnë me çmime të sakta, mund të ndodhë që përdoruesit e Apple te paguajnë një vlerë prej 1654 eurosh për të bërë të tyrin një iPhone 14 Pro Max, me vetëm 1 TB hapësirë ruajtëse.
Kjo është një lloj strategjie që përputhet me kompaninë Cupertino, pasi tarifon iPhone 13 Pro Max me një tarifë prej 487 eurosh shtesë, në rast se përdoruesi dëshiron të ketë 1 TB hapësirë ruajtëse.
Sipas publikimeve të deritanishëm iPhone 14 Pro Max 1 TB, me një çmim të mundshëm prej 1664 eurosh, i bie të jetë iPhone më i shtrenjtë që ka dalë nga Apple ndonjëherë.