
Ja lloji i verës që shënoi rekordin kombëtar
Një shishe verë Musigny Domaine Leroy e vitit 2008 u shit për 67,375 euro nga shtëpia e ankandeve fiorentine Pandolfini.
Ky çmim shënoi rekordin kombëtar për një shishe verë të asaj mase.
Ankandi mes 573 verërash franceze dhe italiane, u zhvillua më në fundin e muajit që lamë pas,27 dhe 28 prill, i cili shënoi një fitim total prej 1,485,785 eurosh.
Ndër shitjet më të mira të shisheve italiane ishte një magnum Sassicaia Tenuta San Guido e vitit 1985 për 9,188 euro, një shishe Barolo Monfortino Riserva Giacomo Conterno nga viti 1945 u shit për 1,225 euro.
U deshën 18,375 euro për të çuar në shtëpi 12 shembuj të disa prej Châteaux-ve kryesore të Bordeaux si Lafite Rothschild vintage 2000 dhe 12 Château Margaux të tjera nga viti 2000, të cilat shkuan për 11,270 euro.
Një shishe e vetme Pétrus e 1998 u shit për 6,125 euro.
Një Chevalier-Montrachet Leroy Domaine d’Auvenay e vitit 2004 shkoi për 22,662 euro dhe një Bonnes Mares Leroy Domaine d’Auvenay e vitit 1999 u shit për 11,025 euro.
Një shishe Romanée Conti vintage 1990 tregtohej për 25,725 euro, ndërsa një shishe e vitit 2004, një e vitit 2000 dhe një e vitit 2001 shitej secila për 21,438 euro.
Shefi i departamentit të Pandolfini, Francesco Tanzi u shpreh se:
“Një shitje e jashtëzakonshme që konfirmon edhe më shumë qëndrueshmërinë e sektorit në këtë moment dhe që shpërblen kërkimin e vazhdueshëm për produktet më të mira në qarkullim.”
Ndërkaq, analiza e më shumë se 30 shisheve verë ka zbuluar se dy gota mund të jenë të mjaftueshme për të arritur kufirin e rekomanduar ditor të sheqerit për të rriturit.