
Ja kush është pretendentja kryesore për të fituar Eurovision 2023
Kënga “Tattoo” e Loreen është aq magjike sa është bërë mjaft virale në videot në TikTok.
Këngëtarja 39-vjeçare përfaqëson për herë të dytë Suedinë në Eurovision dhe kënga është pa dyshim një nga ato që mund ta fitojë çmimin.
Loreen, emri i plotë i së cilës është Lorine Zineb Nora Talhaoui, ka fituar Eurovision-in e vitit 2012 me këngën “Euphoria”, që kryesoi listat në shumë vende europiane.
Këngëtarja tani është rikthyer me “Tattoo” dhe duket se edhe kjo këngë është po aq e sukesshme nga e para. Me qindra-mijëra shikime dhe hashtagë në TikTok, njerëzit mendojnë se kënga ka potencial për të fituar.
Eurovision 2023 do të mbahet nga data 9 deri në 13 maj dhe përfaqësuesja për Shqipërinë është Albina Kelmendi dhe Familja me “Duje”.