Ja kush është ministri i ri i Mbrojtjes në Ukrainë ose ‘miku i shqiptarëve’

Volodymyr Zelensky njoftoi se ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov do të zëvendësohet këtë javë nga Rustem Umerov.

Umerov, 41 vjeç, është anëtar i partisë opozitare Holos dhe ka mbajtur pozicionin e kreut të Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës që nga shtatori 2022.

Ai ka një lidhje të veçantë edhe me Shqipërinë dhe cilësohet pa frikë si mik i shqiptarëve.

Në korrik 2022, ai vizitoi Shqipërinë, ku u takua me kryeministrim Rama, por edhe me Taulant Ballën, në atë kohë kryetar i grupit parlamentar socialist.

Kryeministri Edi Rama i kërkoi Umerovit që Ukraina të njohë Kosovën.

Pjesë e negociatave për strehimin e afganëve në Shqipëri ishte edhe Rustem Umerov, 41 vjeç, mysliman. Umerov gjithashtu ka besimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e ndryshme humanitare, duke përfshirë shkëmbimin e robërve të luftës, të burgosurve politikë, fëmijëve dhe civilëve, si dhe evakuimin e civilëve nga zonat e pushtuara.

Umerov ka qenë gjithashtu një anëtar kyç i delegacionit ukrainas të angazhuar në negociatat me Rusinë në lidhje me marrëveshjen e grurit të mbështetur nga OKB.

Ai shërben si nënkryetar i delegacionit të përhershëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke përfaqësuar Qurultay të popullit tatar të Krimesë dhe vepron si këshilltar i ish-Kryetarit të Mexhlisit të Popullit Tatar të Krimesë, Mustafa Dzhemilev.

Since December 2020, Umerov has assumed the role of co-chair of the Crimean Platform diplomatic initiative.