Ja kush është fluturimi më i gjatë në botë

Udhëtimet ajrore na mundësojnë shpesh herë kalimin nga një kontinent në tjetrin. Ka udhëtime që zgjasin shumë por fatmirësisht disa udhëtime të gjata nuk kanë ndalesa.

Fluturimi më i gjatë në botë pa ndalesë është nga Singapori, në aeroportin “John Fitzgeral Kennedy”, të Nju Jorkut. Ky udhëtim realizohet nga “Singapore Airlines” për dy vjet e gjysmë dhe është i disponueshëm vetëm një herë në ditë.  Në total mbulon 15 343 kilometra dhe ka vetëm vende Business dhe Premium Economy për 161 pasagjerët e tij.

Fluturimi zgjat afërsisht 18 orë e 50 minuta. Për të mbuluar itinerarin, “Singapore Airlines” bleu një Airbus A350-900ULR, i projektuar posaçërisht për fluturime të gjata. Në fakt, ky avion mund të arrijë deri në 20 orë të vazhdueshme fluturimi.

Linja ajrore kishte pasur vite më parë një rrugë direkte midis Singaporit dhe Nju Jorkut, por çmimi i karburantit dhe joefikasiteti i modeleve ekzistuese të avionëve nënkuptonin se ajo nuk ishte ekonomikisht e qëndrueshme. Duke e anuluar atë, “Singapore Airlines” humbi rekordin botëror.

Por krijimi i avionëve më efikasë, krahas rritjes së ndjeshme të kërkesës për fluturime ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Azisë Juglindore, e cila u rrit deri në 10% në 2017, ishin faktorët vendimtarë që çuan në vendimin për rifillimin e itinerarit.