Ja kur do ndeshet Kombëtarja me ekipet që ka në grup

Në grupin më të vështirë të Europianit, tashmë synimet e Shqipërisë do të ndryshojnë. Është e vështirë të thuash se kuqezinjtë do të mund të fitojnë, por në fund të fundit, gjithçka do të vendoset në fushën e lojës.

Shqipëria do t’i nisë ndeshjet në grupin B të Europianit më 15 Qershor me sfidën e parë kundër Italisë që do të luhet në Dortmund.

Katër ditë më pas kundër Kroacisë në Hamburg, ndërsa më 24 Qershor kundër Spanjës në Dusseldorf.