Ja ku mund të shihni rezultatet e zgjedhjeve hap pas hapi

Shqiptarët votuan sot nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të pasdites për kryetarin e bashkisë dhe këshilltarët bashkiakë.

Në tre bashki, Vorë, Kamëz dhe Elbasan votimi ishte elektronik dhe rezultati pritet të dalë më shpejt, me Vorën e konfirmuar që është fituar nga kandidati i Partisë Socialiste. Në bashki të tjera të tjera të vendit ende nuk ka nisur procesi i numërimit. Por nëse do të ndjekësh votimet në tërësi dhe procesin e numërimit orë pas ore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vënë në dispozicion faqen zyrtare me hartën elektorale, aty mund të zgjidhni qarkun tuaj si dhe bashkinë dhe të shihni se si po ecën numërimi.

Linku zyrtar këtu: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (kqz.gov.al)