Ja gjërat që duhet të bëni pa u mbyllur viti

Viti i Ri është vetëm pak orë larg. Para se të gjithë të rifillojnë jetën normalisht në janar, ja disa nga gjërat që duhet t’i keni kryer gjatë vitit 2023

 

Mbaro 3 detyrat që i kishe vënë vetes në fillim të vitit

I mban mend disa nga premtimet që i ke vënë vetes gjatë vitit, por që asnjëherë nuk i ke mbajtur? Kujtohu për premtimet në shtëpi apo në punë, që nuk i ke mbajtur. Të paktën tre nga ato duhet t’i realizosh deri në fund të vitit. Ke edhe pak kohë.

 

Vizito dentistin ose doktorin, okulistin

Bëj një pastrim dhëmbëve, një vizitë syve apo edhe një checkup para se viti të mbyllet.

 

Paguaj taksat

Në fund të vitit, pagesa e taksave është një stres më vete, por një detyrim që duhet kryer, kështu që mundohu ta organizosh edhe këtë pjesë para se kalendari të thotë 2024.

 

Dhuro diçka

Para se viti të mbarojë, bëj diçka për të kënaqur të tjerët, por edhe veten. Kontributi për një shkollë, çerdhe apo diçka tjetër që mund të ketë nevojë do të jetë një ogur i mirë për ta nisur mbarë 2024-ën. Jo domosdoshmërisht të dhurosh do të thotë të japësh para kesh, por çfarëdo që të mundesh. Shumë njerëz kanë nevojë edhe për të ngrënë, edhe për t’u veshur.

 

Pastro shtëpinë

Është një nga detyrat që në fund të vitit amvisat i kushtojnë shumë rëndësi. Natyrisht, një shtëpi e rrëmujshme dhe e papastër nuk do të ishte e denjë për një fillim të mirë. Përfundimisht, duhet të kujdesesh për 2024-ën. Pastro dyshemenë, merr pluhurat, laj rrobat dhe gërryej sobën. Pastërtia në shtëpi të jep edhe një gjendje të mirë për një fillim të mirë.

 

Shkruaj kartolina

Urimet për Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk kanë të njëjtën peshë me mesazhet apo email-et. Edhe pse duket një metodë e vjetër, urimet e kartolinave janë shumë më të ëmbla kur vijnë të shkruara me dorë. Dhuroju njerëzve të dashur dhurata speciale.

 

Vendos objektiva për vitin e ri

Zakonisht, të gjithë kanë maninë për t’i shtyrë objektivat për më vonë. Edhe në këtë fundvit, mos i lër objektivat për janar. Fillo të mendosh çfarë nuk ke realizuar brenda këtij viti dhe lëri vetes detyrë për vitin e ardhshëm. Bëje tani! Janari do të sjellë të reja.