Ja ekipet që kanë përfituar më shumë nga “Euro 2024”

Spanja mbetet në krye të klasifikimit të skuadrave që kanë përfituar më shumë para. Gjermania ndodhet në vendin e dytë, ndërsa në të tretin janë pesë skuadra.

La Roja ishte skuadra që shtoi më shumë euro në fazën e grupeve falë numrit të përgjithshëm të fitoreve, gjë që e lejon të jetë e vetmja e aftë të marrë shumën maksimale, 28.25 milionë euro, nga fitimi i turneut.

Kombëtarja ka grumbulluar deri tani 9 milion e 250 mijë euro, për pjesëmarrjen, 3 milion për tri fitoret e fazës së grupeve plus 1.5 milion € për kalimin në fazën e 16-të.