Ja disa nga metodat që ndihmojnë për të qenë njeri më i mirë

Të qenit i mirë me të tjerët së pari është e rëndësishme dhe domosdoshme për të përhapur mirësi dhe pozitivitet.

Përveç përfitimit që mund të kenë të tjerët nga sjellja juaj e mirë, hulumtimet tregojnë se kjo lloj sjelljeje prosociale mund të rrisë edhe mirëqenien tuaj mendore.

Ka gjëra që mund t’i bëni në përditshmërinë tuaj.

 

  • Bëhuni të mirë me veten fillimisht

Mënyra se si e trajtojmë veten, duke përfshirë edhe të folurit, luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si i trajtojmë të tjerët.

Në fund të fundit, si mund t’i trajtojmë të tjerët mirë nëse nuk e trajtojmë veten mirë në radhë të parë?

 

  • Jini të sjellshëm

Mirësjellja është vetëm një aspekt i të qenit njeri i mirë, por është pikë kyçe për dozën e pozitivitetit në ndërveprimet sociale.

Mos harroni se sjellja e njerëzve të tjerë nuk duhet të jetë kusht për rrëzimin e tuajës.

Nëse të tjerët tregohen të vrazhdë, të kthyerit me mirësjellje nga ana juaj mund të jetë një mënyrë për ta ndryshuar drejtimin e ndërveprimit.

 

  • Jini mendjehapur

Jeta është plot ndryshime.

Të qenit mendjehapur është një cilësi thelbësore dhe mund t’ju ndihmojë të lundroni në territore të panjohura, ndërkohë që qëndroni të qetë dhe të relaksuar.

Është shumë më e lehtë të jesh njeri i mirë kur ndihesh rehat me veten dhe gjërat që të rrethojnë madje edhe mes ndryshimeve të shumta që sjell jeta.

 

  • Shmangni të qenit tepër kritik

Mund të jetë e vështirë të jesh një person i mirë kur jeni të tejmbushur me mendime negative.

Kur e gjeni veten duke kritikuar dikë, përpiquni ta zbehni dhe ndryshoni me diçka më pozitive.

Për shembull, nëse dikush bën një gabim, ndaloni para se të kritikoni punën e tij.

Ndoshta do të ishte më mirë të shihni gabimin e tyre si një mundësi për t’i ndihmuar ata në vend që të mërziteni me ta se pse nuk janë të përsosur.

 

  • Jini mirënjohjës

Kaloni disa minuta çdo ditë duke menduar për diçka për të cilën jeni mirënjohës.

Nëse ju duket e dobishme mund të mbani një ditar mirënjohjeje.

Studimet tregojnë se mirënjohja mund të ketë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë reduktimin e stresit dhe rritjen e lumturisë.