Ja cila është kafeja që duhet të evitoni

Kafeja ka padyshim të mira në trupin tuaj, por ajo e mëngjesit me stomakun bosh duhet filluar të evitohet për shkak të dëmit që mund të sjellë.

 

Lehtësimi i dhimbjeve të muskujve, përmirësimi i kujtesës, mbrojtja nga diabeti, janë vetëm disa nga përfitimet që përdorimi i kafesë mund të sjellë.

Por a do të thotë kjo se kafeje me stomakun bosh është e këshillueshme?

Në fakt, studime kanë treguar se një filxhan kafe me stomakun bosh, mund të shkaktojë lirimin e acidit klorhidrik në sistemin tuaj të tretjes.

Pse kafeja me stomakun bosh nuk është një ide e mirë

Për këto arsye, ekspertët paralajmërojnë se kafeja nuk duhet konsumuar asnjëherë në mëngjes. Arsyeja është se kafeja do të rrisë shumë shpejt nivelet e kortizolit dhe trupi do të jetë i ngadalshëm për t’u kthyer në gjendjen e tij normale.

Kortizoli është hormoni që kontrollon orën tonë biologjike dhe aftësinë për të qëndruar zgjuar.

Përveç kësaj, kafeja me stomakun bosh do të rrisë nivelin e acidit në stomak, gjë që mund të çojë në fryrje dhe të vjella.

Prandaj, sipas ekspertëve, duhet të pini kafe një orë pas zgjimit.

Përveç kësaj, për të pirë kafe të sigurt, duhet të hani diçka më parë, edhe nëse është vetëm një fetë bukë.

 

Nëse jeni nga ata persona që nuk mund ta nisin ditën pa një filxhan kafe, mos u shqetësoni.

Ekziston një truk i thjeshtë për të reduktuar efektet e dëmshme të konsumimit të kafesë me stomakun bosh.

Thjesht shtoni pak qumësht ose gjalpë në kafe dhe gjithçka është në rregull