Ja çfarë vënë re menjëherë të ftuarit në shtëpinë tonë

Është normale që me gjërat që mësohemi, mos të na bëjnë më përshtypje.

E tillë është edhe shtëpia në të cilën jetojmë.

Pavarësisht se ne nuk i vëmë re, miqtë  që arrijnë në shtëpinë tonë gjithmonë t’i dallojnë.

 

  • Aroma e shtëpisë

Juve nuk ju bën përshtypje, por ata e ndjejnë menjëherë.

Aroma e shtëpisë do të ndikojë në mënyrën se si miqtë tuaj e kujtojnë shtëpinë, kështu që mundohuni t’i kushtoni vëmendje këtij detaji.

Nëse jeni duke kërkuar për ndonjë zgjidhje, kini parasysh se qirinjtë aromatikë janë zgjidhje mjaft e mirë.

 

  • Peshqirët e pistë

Peshqirët janë të parët që duhen ndryshuar kur vjen puna te pastërtia dhe përshtypja.

Duke qenë se miqtë do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me to, duhet t’u kushtojmë vëmendje të veçantë.

 

  • Dysheme me shenja

Edhe dyshemeja merr një vëmendje të veçantë në këtë pjesë, sidomos ajo e dhomës së ndenjes.

Me këpucë veshur apo jo, një dysheme me shenja, do të lërë kujtim jo të mirë dhe kjo nuk është ajo që duam.

 

  •  Pasqyra e pistë

Edhe pse shihemi aq shpesh, rrallë na ndodh që të fokusohemi te njollat e pasqyrës.

Kjo na ndodh kur jemi në shtëpinë tonë, sepse nëse jemi diku tjetër, do ishte ndër gjërat e para që do mbanim në mendje.

Njësoj ndodh dhe për ata.