Ja çfarë shkaktojnë ushqimet e gatshme për një kohë të gjatë

Bazuar në studime, ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë rënie në funksionimin e trurit si dhe sëmundje të tjera kancerogjene.

Ky lloj ushqimi zakonisht përmban aromatizues, ngjyrues ose konservantë.

Këto janë kombinimet perfekte në shkaktimin e sëmundjeve.

Studimet e paraqitura në Koncerencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit ka treguar se ushqimet e përpunuara, ku bëjnë pjesë biskotat, ushqimet e gatshme, picat, djathi i shkrirë, fastfood, pijet e gazuara etj, ndikojnë në rënien e aftësisë së trurit.

Ushqimet e gatshme rrisin edhe rrezikun e kancerit ndër të tjera, me një të katërtën.

Tejkalimi i çdo dite me ushqime të pasura dhe pjata të përpunuara mund të bëhet zakon, i cili rrezikon shëndetin dhe sjell probleme të ndryshme.

 

Të konsumuarit e ekzagjëruar të ushqimeve me indeks të lartë glicemik si ëmbëlsirat, buka, pica, pijet freskuese etj, stimulojnë prodhimin e lartë të insulinës, i cili është hormon me efekt të menjëhershëm në rikthimin e urisë.