
Ja çfarë është, çfarë simbolizon dhe si mund të gjeni aureolën tuaj
Të interpretuarit e aureolave ndryshon mes filozofive dhe praktikave.
Duke qenë se çdo gjë ka energji, një nga mënyrat e interpretimit, është t’i mendojmë ato si energji që le dikush.
Ka njerëz që ju falin ndjesi qetësie, të tjerë nervozizmi, por sidoqoftë transmetojnë diçka tek ju.
“Si qenie njerëzore, ne rrezatojmë një nivel shumë të ulët të energjisë elektrike që njihet ndryshe si një fushë elektromagnetike,” ka thënë Christina Lonsdale.
Sipas sistemeve të lashta mjekësore besohet se energjia e aureolës shprehet me anë të 7 shtresave, ku secila lidhet me element të ndryshëm.
Ajo shihet si trup që shkelqen dhe rrethon trupin fizik.
Për njerëz të ndryshëm, dukja e një aureolës ndryshon nga mënyra si e përceptojmë ne vetë.
Për të kuptuar këtë lloj energjie duhet kohë por edhe shumë vëmendje.
Ju duhet të keni në tipar aftësi përqëndrimi e madje edhe meditimi për t’i dhuruar mjaftueshëm kohë sa për ta dalluar.
Aureola thuhet se ndryshon ngjyrat dhe rrjedhimishht edhe përfaqësimet me kalimin e kohës.
Ja çfarë tregojnë ngjyrat e aureolës
- E kuqja
Tregon se jeni plot energji, keni vullnet dhe jeni me këmbë në tokë.
- Portokallia
Tregon shpirtin e aventures, vëmendjen dhe njëkohësisht arratisjet e shpeshta tek zhytja në mendime.
- E verdha
Tregon se keni aftësi krijuse, jeni miqësorë dhe njerëz të qetë.
- E gjelbra
Kjo ngjyrë tregon aftësitë komunikuese, shoqërore dhe të edukimit.
- Bluja
Kjo ngjyrë mban veshur intuitën, mendimin dhe shpirtin e thellë.
- Vjollca
Ngjyra vjollcë tregon pavarësinë, mençurinë dhe intelektin.