Ja çfarë duhet të konsumoni, bazuar në moshën tuaj

Secila fazë e jetës ka nevojë për një kujdes sa i përket ushqimit, por në mosha të caktuara, ka ushqime të veçanta që duhen konsumuar.

Më poshtë do të gjeni se çfarë duhet të konsumoni, në bazë të moshës që keni.

 

  • 0-2 vjeç

Për fazën e parë të jetës mundohemi të jemi më të kujdesshëm me mënyrën e të ushqyerit.

Në këtë periudhë, të këshillueshme janë zarzavatet, vezët dhe bulmeti.

Tek vezët do mund të gjeni hekur, ndërsa tek perimet përveç vlerave të njëpasnjëshme ushqyese, mund të përgatisni lehtësisht pure.

Nga ana tjetër, qumështi, djathi dhe kosi janë të domosdoshme për rritjen e bebes.

 

  • 2-vjeç-adoleshencë

Nga faza e parë për të shkuar te tjetra duhet të dini se duhet të merrni me vete perimet pasi hekuri vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për organizmin tuaj.

 

  • +20

Kjo moshë ka shumë të rëndësishme vitaminën B.

Në këtë periudhë nis edhe ndryshimi i stilit të jetesës, pra prezenca e alkoolit, kafes apo pagjumësisë.

Duke qenë se do të ketë mungesë të vitaminës B, duhet konsumuar me një masë të konsiderueshme, mishi, bulmeti, vezët dhe peshku.

 

  • +30

Mbase nuk është kjo ajo që prisnit, por kur jeni në të 30-at, drithërat janë ato që ju duhen.

Drithërat janë të pasura me fibra, pra janë pikërisht ajo që ju duhet.

 

  • +40

Fillon apo s’fillon jeta nga 40 vjeç, ushqimi duhet të jetë gjithmonë zonë e kujdesshme.

Antioksidantët janë ajo që trupi ka më shumë nevojë në këtë periudhë për të parandaluar dëmtimin e qelizave.

Njëkohësisht duhet të keni në mendje frutat dhe perimet.

 

  • +50

Shtoni vajin e ullirit dhe ulni masën e gjalpit.

Kjo moshë është pak më tendencioze për ta fituar peshën dhe për të pasur probleme me zemrën e diabetin.

Këto janë arsye të mjaftueshme për të bërë kujdes me yndyrnat.

 

  • +60

Në këtë fazë të jetës, struktura e muskujve dhe kockave ka nevojë për t’u ruajtur.

Si e tillë, proteinat janë ato që ju nevojiten dhe mund t’i gjeni tek produktet e mishit.

 

  • +70

Kjo është moshë në të cilën uria reduktohet, ndaj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të dini se duhet të kujdeseni vetë duke pasur parasysh konsumimin e të gjitha vlerave ushqyese.