Ja çfarë duhet të konsumojmë për të mbrojtur lëkurën nga dielli

Për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e diellit, dermatologët rekomandojnë kremin kundër diellit dhe mbulimin si një mbrojtje perfekte.

Megjithatë, SPF-të apo kapelet nuk janë mënyra e vetme për reduktimin e efekteve të diellit.

Ushqimi, luan një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e lëkurës tuaj, brenda dhe jashtë.

Një nga dietologët që u mor me studimin e diellit dhe mbrojtjes së tij me anë të ushqimit, sugjeroi disa lloje specifike që ju ndihmojnë.

 

  • Ujë

Hidratimi është çelësi për të mbajtur lëkurën tonë të shëndetshme, veçanërisht në muajt e verës kur moti mund të jetë i nxehtë dhe i thatë.

Për të qëndruar të hidratuar, dietologu rekomandoi të paktën tetë gota ujë gjatë gjithë ditës, dhe nëse është vërtet nxehtë jashtë, sigurohuni që të merrni edhe elektrolite.

 

  • Fruta dhe perime të pasura me vitaminë C

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mund të ndihmojë në luftimin e stresit oksidativ dhe shëndetin e lëkurës.

Është gjithashtu e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, i cili është një nga proteinat kryesore në lëkurën tonë.

Disa nga burimet përfshijnë boronicat, specat e kuq dhe jeshil, kivi, brokoli, luleshtrydhet, plus agrumet që të gjithë i njohim dhe i duam.

 

  • Burime shtesë të antioksidantëve

Përtej frutave dhe perimeve të listuara, ka shumë bimë që ndihmojnë në promovimin e shëndetit të lëkurës dhe rrisin mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UV.

Disa nga të preferuarat për shumë njerëz janë ato zarzavate me gjethe për të cilat flasim gjithmonë.

Të pasura me antioksidantë, luteinë dhe zeaxanthin, ato ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dielli.

 

  • Ushqimet e pasura me beta-karoten dhe likopen.

Karoteni dhe likopeni janë dy antioksidantë të fuqishëm, që gjenden me bollëk në një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh, veçanërisht në ato me ngjyrë portokalli, të kuqe ose rozë.

Këtu bëjnë pjesë domatet, shalqirin, karotat, specat e kuq dhe të verdhë.

 

*Tibo News