
Ja çfarë duhet të keni parasysh para se të ndizni kondicionerin në këtë të nxehtë
T’i mbijetosh të nxehtit të verës nuk është aspak e lehtë, ndaj zgjidhja më e përdorur është kondicioneri.
E ndezim sapo hyjmë në shtëpi dhe nuk e fikim më, madje as kur flemë.
Në fakt studimet tregojnë se kondicioneri nuk është gjithmonë zgjidhja më e shëndetshme, ndaj duhen mbajtur parasysh disa këshilla për të mos u zgjuar me dhimbje koke apo gjymtyrësh nga ekspozimi i gjatë nga temperaturat e ulëta.
- Gjeni temperaturën e duhur
Vendosni kondicionerin me një temperaturë 6-7 gradë më të ulët nga ajo që është jashtë.
- Drejtimi i ajrit
Mos e drejtoni asnjëherë kondicionerin drejt vetes, por në drejtim lartë ose poshtë, në varësi të vendit ku është pozicionuar, në mënyrë që të mos ftoheni.
- Fikeni gjatë natës
Para se të bini të flini sigurohuni ose që ta keni fikur kondicionerin, ose ta programoni që të fiket për një orë.
Kjo pasi gjumi me kondicioner ndezur shton dhimbjen e kokës, dhimbjet e fytit dhe ato muskuloret.
- Pastroni filtrat
Mos harroni që të pastroni filtrat, në mënyrë që të mos thithni pluhurin dhe bakteret që mbledhin. Nëse filtrat janë të pista rrezikoni që të prekeni nga alergjitë apo probleme në frymëmarrje.
*Tibo News