
Ja çfarë duhet të keni parasysh kur të shkoni në një dasmë
Përpos kurorëzimit të dashurisë, dasmat janë një kënaqësi e jashtëzakonshme për njerëzit që janë të ftuar.
Sa herë marrim një ftesë dasme, pyetja e famshme shfaqet.
“Çfarë do të veshim?”
Ne në këtë rast nuk do t’ju tregojmë se çfarë do të vishni, por të kundërtën.
Ja çfarë duhet t’i thoni “JO” në një dasmë.
- Ngjyra e bardhë
Kjo ngjyrë gjithmonë është njohur si ngjyra e nuses dhe si e tillë nuk duhet veshur nga të tjerët.
Nëse e keni vendosur të vishni patjetër ngjyra të hapura, qëndroni tek e bardha.
- Thjeshtësia e tepruar
Jepini rëndësinë e duhur eventit.
Këtu nuk po flasim për ekzagjerim dhe temina, por të mos merrni të parën gjë që gjeni në gardërobë.
- Zbulimi i supeve në kishë
Ceremonitë që bëhen në kishë kanë një tjetër veçanti edhe në veshje, ndaj e mira do ishte që edhe në rastet kur fustani i festës së dasmës është i hapur, ju të mbani me vete një shall elegant që do ta shtonte bukurinë e look-ut dhe do të ishte i përshtatshëm për vendin.
- Veshjet që marrin gjithë vëmendjen
Thamë që duhet ta merrni seriozisht, por sigurisht pa e tepruar.
Kombinimet e tepruara e heqin vëmendjen nga ata që duhet ta kenë, pra nusja e dhëndri dhe e drejtojnë nga ju.
- Lloji i këpucëve që zgjidhni
Nëse jeni personi që doni të kërceni gjatë një dasme, atëherë duhet të bëni shumë kujdes me zgjedhjen e këpucëve.
Thoni jo takave të larta dhe jo të rehatshme, pasi përveçse nuk do ta shijoni, do të pendoheni.