Izraeli kërkon “të frenojë” sulmet kibernetike

Qeveria e Izraelit urdhëroi firmat e komunikimit të rrisin përpjekjet e tyre për sigurinë kibernetike pas një rritjeje të sulmeve të hakerimit.

Sipas rregullave të reja, firmat duhet të formulojnë plane për të mbrojtur rrjetet e komunikimit duke përdorur një kombinim të mekanizmave të monitorimit dhe kontrollit.

Kjo ndërthurje do të bënte të mundur krijimin e një tabloje të përditësuar të mbrojtjes kibernetike duke garantuar privatësinë.

Izraeli përdor një sistem të mbrojtjes ajrore “Iron Dome” për të kapur raketat e lëshuara nga militantët palestinezë, kryesisht nga Gaza.

Ministri i Komunikimit Hendel tha se rreziqet vazhduan të rriteshin, së bashku me më shumë dixhitalizim.

“Rrjetet e komunikimit janë një objektiv tërheqës për sulmet kibernetike nga elementë armiqësor,” deklaroi ai.

Në tre muajt e parë të 2022 pati një rritje vjetore prej 137% të sulmeve mesatare javore ndaj kompanive izraelite.

Autoriteti i sigurisë kibernetike të Izraelit akuzoi iranianët për kryerjen e shumë prej sulmeve.